Ο
Γιώργος (apo Jorgaqi në shqip me përkëdheli) është
ulur me disa shokë dhe po pinë kafe ne një lagje (Kolonaqi) të pasur të Athinës.
Në diskutim e sipër njëri e pyet: “Na thuaj të vërtetën, çfarë ndihesh?
Shqiptar apo grek?” Ndërsa Jorgaqi mendohet, le të imagjinojmë që është ulur
aty edhe nje person, X, i cili e njeh
Jorgon shumë pak. X, i habitur, gjithashtu pyet: “Unë mendova se Jorgos është
grek.” (Jorgos e flet shumë mirë greqishten dhe nuk mund të dallohet.) Mara e
cila jeton në Gjermani, si rasti i Jorgos, gjithashtu pyet veten (se cfare ndihet?) nëse është
gjermane apo kosovare (d.m.th., shqipare).
Pyetja e mësipërme (në vetvete) na lë të
kuptohet që personi në fjalë nuk është grek i
mirëfilltë – çfarëdo që termi i mirëfilltë
nënkupton. Pra, ne nuk mund të imagjinonim të njëjtën
pyetje të drejtohesh në një παρέα (shoqëri) grekësh (shqiptarësh apo gjermanësh). Ndërsa Jorgo (dhe
Mara) vazhdon mendohet një implikim i pyetjes është gjithashtu kjo: cili është
kriteri për identitetin e dikujt? Ndjenjat e individit? Imagjino dikush çohet
nga gjumi dhe ndihet Japonez. Njerëzit e shtëpisë mundohen ta
bindin që është shqiptar (le të supozojmë,
siç thonë ekonomistët, për më tepër, që e flet shumë mirë japonishten çuditërisht).
Ai do shkonte tek ambasada japoneze dhe do kërkonte me këmbëngulje për pasaportën
ose nëse nuk do ia jepnin (që mund të themi me siguri 100%) do vazhdonte të
jetonte si japonez në ndonjë çmenduri
në Shqipëri.
Pyetja e mësipërme ishte për identitetin kombëtar dhe jo personal. Dua të them
çdo njeri në botë (nuk ka rëdësi nga është) mund t’i drejtojë vetes pyetje në
lidhje me identitetin personal. Cilët janë faktorë determinues të identitetit
etj.? Por duket në shkrime shqiposh të dy këto gjëra ngatërrohen sepse
identiteti personal përfshihet në atë kombëtar dhe duket se ku i fundit vendos
për të parin. Disa flasin për identitet të komplikuar ballkanasi dhe mbajnë
gjallë dhe ushqejnë teoritë idote që nuk kanë asnjë bazë racionale. Nëse dikush
sillet në një formë të caktuar kjo
nuk ka të bëjë me identitetin por me
sjelljen. Dhe nëse sjellja quhet (idiotisht!) ballkanase, atëherë cila është
baza e krahasimit? (D.m.th., cila është ajo sjellje (ligj) të cilën e mbajme si
sjellja (ligj të) e artë.)
Një shëmbull: Odisea përpara se të arrinte
Sirenat – le ta quajmë këtë koha T1 - porosit luftëtarët e tij ta
lidhnin tek shtylla e anijes dhe mbyllnin veshët e tyre me dyll. Kur iu afrua
ishullit të Sirenave dhe filloi të dëgjonte këngën e tyre ai ngulmoi me dëshpërim
ta lironin, koha T2; por urdhi ishte ta shtrëngonin më tepër.
Ndryshoi identitet Odisea nga T1 në T2? Apo sjellje? Ishte sjellja e tij në T2 një
sjellje ballkanasi (ky është ushtrim për teoristët!)?
Por le të kthehemi tek Jorgaqi për momentin i
cili mendohet. Kur dikush mendon ai mundohet gjithshtu të kujtohet duke iu drejtuar memorjes.
Pa pasur kujtesë (memorje) dikush nuk mban mënd asgjë duke përfshirë dhe
pyetjen që i bëhet. Jorgo (Mara) ka kujtesa nga Shqipëria por të fundit janë
nga Greqia (Gjermania). Kujtesa pra është një kriter, por jo vetëm e individit. Nëse Jorgo ka jetuar në Shqipëri
atje ka njerëz që vërtetojnë identitetin e tij (imagjino si për shans të keq
Petro (Petriti) kalon aty dhe përshëndet Jorgon në shqip). Dhe kështu kemi dhe
një kriter tjetër (shoqëria!).
Një aspekt tjetër: Pyetja iu drejtua Jorgos dhe Jorgo ka një trup të caktuar. D.m.th., identiteti i
tij është i mbyllur (nëse mund të shprehemi kështu) në një trup, në trupin e
Jorgos. Trupi si një objekt fizik merr pjesë në hapësirë dhe kohë. Përjashtojmë
rastin që Jorgo mund të mendojë se ai është thjesht një lloj shpirti dhe nuk ka
nevojë për hapësirë dhe nuk jeton në kohë – duke shkelur një parim (të Wittgenstein)
që thotë “piktura më e bukur e shpirtit të njeriut është trupi i tij.” Jorgo
pra si trup ka qënë dikur (kohë) në Shqipëri (hapësirë). Edhe trupi kështu vendos mbi identitetin e Jorgos.
Jorgaqi ka një rrugzgjidhje që jam i sigurtë
nuk e mendon (ai mendon ose X ose Y). Ai mund tu kthehet mbrapsht shokëve grek
dhe t’ia u japë përgjigjen në formë të tillë: “Po ju si mendoni? Çfarë jam?”
Mbas kësaj peripecie Jorgo largohet nga
Greqia për shkak të krizës së rëndë dhe shkon në Gjermani (në një vënd të tretë).
Në kufi i kërkojnë pasaportën dhe dokumentat e identitetit. Mund ta imagjinoni
lehtësisht çfarë dokumentash nxori.