Tentoj, pra, për herë të dytë këtu - prandaj hapa dhe blogun - të paraqes (në shqip këtë
herë) jo-llogjikshmëri dhe mungesë qëndrueshmërie të argumentave të autorit.
Argumenti i autorit është si vijon. Ai shpjegon se ka 10
vjet që punon në Kosovë dhe e quan veten të 'brendshëm.' Gjatë 3 vjeçarit të
fundit qëkur Kosova fitoi pavarësinë, pothuajse nuk është arritur asgjë. Kur
del dhe sheh qendrat tregëtare bosh, ai konkludon se Kosova është e korruptuar.
Dhe se ka dëgjuar andej apo këndej se ata që vjedhin makina nuk kapen por
lejohen të ikin dhe se policia Kosovare është e korruptuar etj. etj.
1. Gjermania dhe Europa perëndimore nuk u bënë shtete brenda
3 vjetëve, por shekuj të tërë u deshën dhe dy faktorët kryesorë (institucioni i
fesë dhe elita feudale) kanë qënë në punë për shumë shekuj. Të presësh dhe
argumentosh mbi të gjitha se për tre vjet nuk është arritur asgjë duket si një
skeç komedie ku si spektatorë mund të jenë vetëm femijë para-shkollorë. Mbase,
po të pranohesh qysh në 1878 (Kongresi i Berllinit) se përveç serbëve dhe
grekërve kishte edhe të tjerë në rajon, mbase autori do kishtë një argument.
2. Të thuash që je i 'brëndshëm' pa ditur gjuhë e zakone,
art e historicizëm të vëndit e rajonit, është të keqkuptosh përdorimin e fjalës
dhe konceptit që ajo përmban. Autori pret që policia Kosovare, po e përsëris,
policia Kosovare, të sillet njëlloj si ajo Gjermane. Eshtë njëlloj sikur të
duam dhe të presim që policia Italiane, Franceze apo Greke të sillet si ajo
Gjermane, në vëndet e tyre përkatëse, pra, Itali, Francë dhe Greqi,
respektivisht.
3. Të nxjerrësh se ngaqë sheh qëndrat tregëtare bosh Kosova
është e korruptuar është një argument jo-llogjik. Shumë biznese (Wal-mart etj.)
kanë ngatërruar disa drunj me pyllin (siç i thonë shprehjes) pasi nuk kanë
hulumtuar disa veçori të popullsisë në fjalë. Çfarë dua të them është që ka
vënde ku njerëzit nuk pëlqejnë të psonisin nëpër qëndra tregëtare, dhe sidomos
Shqipëri e Kosova ku 1/3 e popullsisë gjendet jashtë dhe shumica e gjërave
vijnë nga jashtë. Po të shohim skandalin e fundit të Siemens dhe konkludojmë që
Gjermania është e korruptuar, argumenti ynë do jetë më afër konkludimit,
pamvarësisht se jo llogjik, sesa argumenti juaj ku konkludoni se ngaqë keni
dëgjuar diku kështu apo ashtu, policia Kosovare është e korruptuar.
Për ta mbyllur, njeriut i duhet liria që ai të arrijë
mirëqënien dhe zhvillojë fakultet e tija (ashtu siç tha dhe Kanti i madh). Pa
lirinë as Europa perëndimore nuk do kishte arritur ato që mburrni, por shumë nuk
e dinë dhe nuk e kuptojnë çfarë gëzojnë deri në momentin që ajo ikën. Nuk vjen
pranvera me një dallëndyshe apo dhe pylli nuk bëhet me një dru (siç edhe
Aristoteli argumentoi) por duhet durim dhe punë. Durimi është virtyt në vetvete
pasi vetëm duke kuptuar një nga një hallkat që njeriu (apo njerëzimi) kalon,
arrin të kuptojë në fund atë çfarë ka arritur.
No comments:
Post a Comment